Fillim i vështirë për Aro Muric në Holandë, pranon tre gola për 19 minuta

Pasi në ndeshjen e parë pësoi plot pesë gola, portieri i Kosovës, Arijanet Muric nuk po kalon më mirë as në ndeshjen e tij të dytë në Eredivisie të Holandës.

Skuadra e Muriqit, Willem II po pëson 3:0 pas pjesës së parë nga Utrechti, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit holandez. Utrechti herët krijoi epërsi bindëse. Shënoi tre gola për 19 minuta lojë. Muriqi ka pasur punë edhe në aksione tjera.

Ai të dielën pranoi pesë gola në ndeshjen ndaj Feyenoordit (5:0).

Muric është huazar te Willem II nga Manchester City. Por përfundimisht ka shpresuar në start më të mirë.