Fight Club Prishtina kthehet me trofe nga turniri në Mal të Zi

Javën që shkoj u mbajt turniri i 9-të  i kick boksit në qytetit të Cetinës në Mal të ZI.

Në këtë turnir u ballafaquan garues të vendeve të ndryshme si Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj. Dhe u mbajt në dy disiplina ‘Low dhe Light Kick.’

Fight Club Prishtina në këtë garë u përfaqësua nga 4-tër garues, Ermal Ademaj (Light Kick) doli fitues në dy ballafaqimi, Drilon Ismajli (Low Kick) u mposht ne ballafaqimin e dyte në finale nga Matja Dropnjak, pas fitores në ballafaqimin e pare të cilin e fitoj me K.O, përkundër pritshmërisë së larta për fitore.

Ndërsa dy garuesit e tjerë për të cilit ishte dhe ballafaqimi i tyre i parë Riolt Qerka dhe Kreshnik Marniku u mposhten.

Kreshnik Marniku e humbi ballafaqimin në finale përkundër një paraqitje të shkëlqyer kundrejt garuesit Nikola Perlen i cili në këtë gare hyri me mbi 40 ndeshje.

Ermal Ademaj pasi performoj shkelshim në dy ballafaqimet e fituara mori titullin juniori më i mirë në disiplinën Light Kick.

Tragjedi në Kolumb, rrëzohet tribuna – raportohet për të plagosur dhe viktima

Bad News Eagles do të ndeshet me ekipin forZe në çerekfinale të turneut REPUBLEAGUE