FIFA zbulon tre të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë në botë

Më 17 janar do të mbahet ceremonia ku do të zgjidhet trajneri më i mirë në botë.

FIFA tashmë ka zbuluar tre të nominuarit në garë për këtë çmim, shkruan Gazeta Olle.

Në garë për çmimin e më të mirit nga FIFA janë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ku fitoi titullin e Premierligës dhe EFL Cup, përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini që fitoi “Euro 2020” dhe i Chelseas, Thomas Tuchel, që fitoi Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Olle/

 

Ndahet nga jeta Arben Laze, presidenti i klubit futbollistik të Elbasanit

Llapi prezanton trajnerin e mirënjohur