FIFA publikon renditjen e re, kjo është pozita e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur vitin e ri në pozitën në të cilën e mbylli vitin e shkuar.

Në renditjen e publikuar nga FIFA të enjten për muajin janar dhe të parën të këtij viti, Kosova mbetet në pozitën e 117-të me 1155 pikë të mbledhura.

Ngjashëm si Kosova, edhe Shqipëria nuk ka lëvizur në renditje pasi ka mbetur në pozitën e 65-të me 1360 pikë.

Ndryshime në ranglistën botërore nuk ka pasur as një dhjetë pozitat e para. Përfaqësuesja e Belgjikës mbetet e para në këtë ranglistë me 1780 pikë të mbledhura duke lënë pas vetes Francën (1755), Brazilin (1743), Anglinë (1670), Portugalinë (1662), Spanjën (1645), Argjentinën (1642), Uruguain (1639), Meksikën (1632) dhe Italinë (1625).