FIFA në bisedime të përshpejtuara për pezullimin e plotë të Rusisë

FIFA është në bisedime të përshpejtuara për pezullimin e plotë të Rusisë, raporton BBC.

Organizata qeverisëse botërore e futbollit, po punon me homologun e tij evropian UEFA dhe pritet një njoftim përgjatë ditës së sotme për vendimin e marrë.

Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të luajë në Euro 2022 për femra në Angli gjatë verës.

Islanda ka thënë gjithashtu se do të refuzojë të luajë kundër Rusisë në qershor dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të përjashtohen nga garat./PS/

Ardit Peposhi i Llapit vrapoi 11.6 kilometra në ndeshjen ndaj Malishevës

Presidenti Ademi i dërgon telegram mbështetjeje kreut të Federatës së Futbollit të Ukrainës