Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, njoftoi Botërori i radhës i klubeve do të luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022.
Datat se kur do të mbahet ky turne do të përcaktohen në vijim.
Japonia, që do ta organizonte Botërorin e Klubeve, u tërhoq për shkak të pandemisë, duke i detyruar drejtuesit e FIFA-s të gjenin një tjetër shtëpi.
Emiratet u konsideruan si opsioni më i mirë i mundshëm, duke marrë në parasysh faktin se ka qenë disa herë organizatore të këtij eventi.
Për herë të parë Botërori i Klubeve do të organizohet me 24 skuadra