FIFA mendon formatin e ri për Kupën e Botës

Botërori i radhës (2026) do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kupa e Botës do të ketë në përbërje për herë të parë 48 shtete.

Me zgjerimin e skuadrave, kompeticioni më i rëndësishëm në futboll u mendua se do të luhej në fazën fillestare me 16 grupe nga 3 skuadra.

Por situata ka ndryshuar. BBC raporton se entuziazmi ka rënë në lidhje me këtë format, ndikuar edhe nga ajo çfarë ndodhi në Katar 2022.

Shumë emocione prodhuan ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Kombëtare të ndryshme siguruan kualifikimin në momentet e fundit në Katar.

Kështu që FIFA po mendon të bëjë prapakthehu dhe të rikthejë skemën klasike me grupe me nga katër skuadra.

Vendimi zyrtar pritet të merret në mbledhjen e këshillit të FIFA-s, i programuar për t’u zhvilluar në Ruanda (16 mars).

Mbappe blen një veturë super luksoze, por ai nuk ka patentë për ta vozitur atë

Dukagjini dhe Gjilani takohen në Klinë, formacionet zyrtare