FIFA lejon futbollistët brazilianë të paraqiten në xhiron e katërt të Premier Ligës

Futbollistët brazilianë do të mund të paraqiten në xhiron e katërt të Premier Ligës.

FIFA ka rënë dakord të heqë ndalimin pesë-ditor të propozuar për lojtarët e Premier League, të cilët udhëtuan në Amerikën e Jugut për kualifikueset e Kupës së Botës nga klubet e tyre, transmeton lajmi.net.

Shumë ekipe angleze thyen protokollet e FIFA -s dhe refuzuan të lirojnë futbollistët e tyre të Amerikës së Jugut mes shqetësimeve se çdo lojtar do të detyrohet të karantinohet për dhjetë ditë pas rikthimit në ekip dhe do të humbin disa ndeshje.

Klubet nuk lejohen të bllokojnë ftesat e Kombëtareve për futbollistët dhe si rezultat, FIFA po kërkonte të ndëshkonte ekipet në fjalë duke ndaluar yjet e tyre të Amerikës së Jugut të luajnë për pesë ditë.

Treshja e Liverpool Alisson, Fabinho dhe Roberto Firmino, dyshja e Manchester City Ederson dhe Gabriel Jesus, Thiago Silva i Chelseas, Fred i Manchester United dhe Raphinha i Leedsit ishin ndër ata që u përballën me pezullime, por AP raporton se FIFA ka hequr dorë nga pezullimi i propozuar

Liga e Parë vazhdon me katër ndeshje interesante, dy në Grupin A dhe dy tjera në Grupin B

Katër ndeshje interesante në Ligën e Dytë, vëmendja në Gjakovë.!