FIFA lajm të mirë për Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në pozitën e 57-të në renditjen e FIFA-s për muajin prill.

Pas fitores ndaj Armenisë me rezultat 2:1, Kombëtarja shqiptare është ngjitur për katër pozita në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill.

Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve. Me triumfin e arritur në Elbasan Arena ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë.