FIFA ‘këndellë’ Realin

Një numër i madh i futbollistëve të Real Madridit kanë shkëlqyer me Kombëtaret e tyre gjatë ndeshjeve të javës së fundit.

Në ndeshjet ndërkombëtare ekziston rreziku i lëndimit të futbollistëve.

Por, në vend të virusit FIFA, Real Madrid mori lajme të mira nga duelet e javës së fundit.

Kjo për shkak se një numër i futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre në periudhën e fundit kanë shkëlqyer me Kombëtaret përkatëse.

Gareth Bale realizoi dy gola për Uellsin, Javier Hernandez realizoi për Meksikën, Fabio Coentrao për Portugalinë si dhe Raphael Varane për Francën.

Po ashtu, Cristiano Ronaldo luajti mirë me Portugalinë. E kjo i pëlqen trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti.