FIFA ia shkëputi kontratën me Gjilanin, Fabjan Beqja prezantohet te Flamurtari i Vlorës

Fabjan Beqja ka mbetur lojtar i lirë pas largimit nga SC Gjilani.

Mbrojtësi anësor kishte kontratë me kuqebardhët, por ka qenë FIFA që ia ka shkëputur kontratën lojtarit me klubin shkaku i borxhit që Gjilani i ka atij.

Por me të marrë lejen e FIFA-s sot, Beqja ka reaguar menjëherë duke u zyrtarizuar te skuadra e re.

Durrësaku karrierën do ta vazhdoj në Ligën e Parë të Shqipërisë, ku ka nënshkruar kontratë me Flamurtarin e Vlorës.

28-vjeçari tanimë është prezantuar nga skuadra vlonjate.

Kujtojmë se përveç Fabjan Beqjas, të lirë nga Gjilani pritet të largohen edhe futbollistë të tjerë, ku të huajt kanë bërë kërkesë për shkëputjen e kontratës në FIFA, derisa futbollistët vendor në FFK, por që deri më tani shtëpia e futbollit kosovar ka heshtur dhe nuk i ka liruar ata. /Gazeta Olle/

 

Arbnor Muja më i miri i muajit dhjetor te Antwerp

Arsim Thaqi flet pas prezantimit te Drita: Kemi një grup të mirë, jam këtu për titullin kampion