FIFA e quan Besart Berishën specialist

Besart Berisha zë vend edhe në sajtin e shtëpisë së futbollit botëror, fifa.com.

Madje, ky sajt, përveç se ka postuar një foto të Berishës, të cilin e rendit në mesin e ngjarjeve të javës së kaluar, shkruan se sulmuesi shqiptar është bërë specialist i finaleve të mëdha.

4 gola në tri finalet e mëdha të A-Leagues së Australisë, e kanë shndërruar Besart Berishën si një specialist, që prej se erdhi në futbollin e Australisë. Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren e Melbourne Victory 3:0 ndaj Sydney FC të dielën, dhe pas triumfit të njëjtë vitin e kaluar me Brisbane Roar, u bë lojtari i parë që fiton vit pas viti kampionatin në Australi, me dy klube të ndryshme”, shkruan fifa.com, përcjell GazetaOlle.com.

Berisha vazhdon të mbajë rekordin me 21 gola të shënuar në një sezon, pasi Marc Janko i Sydneyt, dështoi t’ia thyejë rekordin këtë vit”, thuhet në përshkrimin e Besartit.

besartt