FIFA do të bëjë seks-test për femrat para Botërorit!

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, nuk do të lejojë mashtrime në Botërorin e radhës të femrave.

FIFA ka vendosur që të ketë kujdes me ndërrimin e gjinisë dhe përvec testeve të zakonshme, do të bëjë edhe teste praktike, njofton Blick, përcjell Express.

FIFA do të shkojë deri në testin e fundit për të vërtetuar se të gjitha ato që luajnë në Botëror janë femra.

Ndryshe, në të kaluarën janë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e gjinisë së disa futbollistëve që kishin më shumë atribute mashkullore.