Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Fidan Aliti, ka bërë goditjen e radhës.
Lojtari që luan me Kalmarin suedez, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka postuar një foto të nënshkrimit të “kontratës martesore” me bashkëshorten e tij.
“Mirë se vjen në familje znj. Aliti”, ka shkruar Fidani në Instagram, raporton Gazeta Olle.
Ai ka marrë urime të shumta nga bashkëlojtarët e Kombëtares.
Aliti është titullar i padiskutueshëm i Kosovës.