FIBA U16, Kosova dhe Shqipëria e vazhdojnë rrugëtimin me këto dy ndeshje

FIBA Europian Challanger, kampionati U16 që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera.

Shqipëria, e cila pësoi humbje në ndeshjen e parë kundër Gjibraeltarit me rezultat të ngushë 52-56, do të ballafaqohet sot me Luksemburgun me fillim nga ora 20:00.

Ndërsa Kosova që e nisi në mënyrë spektakolare këtë kampionat duke e shkatërruar Maltën me rezultat 117-20, sonte do ta zhvillojë duelin e radhës kundër Moldavisë me fillim nga ora 17:00.

Ndeshja tjetër e ditës është ajo ndërmjet Gjibraeltarit dhe Maltës që luhet nga ora 14:00.

Zyrtare: Abraham kalon te Roma

Dukagjini kompletohet për sezonin e ri, prezanton Shabanin dhe Haxhihamzën