FIBA nuk e lejon përballjen Kosovë – Serbi

FIBA nuk do të lejojë që Kosova dhe Serbia të përballen mes veti.

Kështu ka deklaruar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, në intervistën për ‘Interaktiv’ të KTV-së.

“Ne kemi biseduar edhe për këtë çështje me FIBA-n, dhe ata janë zotuar se do të jenë të kujdesshëm dhe nuk do të lejojnë që në vitet e para të ndodh një përballje e tille”, tha Belegu, transmeton Gazetaolle.com.