FIBA injoron Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, vërtetoi se do të formohet një ligë e re rajonale e basketbollit në të cilën do të marrin pjesë vetëm skuadrat e dala nga ish-Jugosllavia.

Federatave rajonale, në mesin e të cilave është edhe ajo e Maqedonisë, FIBA në mënyrë indirekte iu ka kanosur se do të përballet me sanksione nëse klubet e tyre nuk do të respektojnë rregullat.

Sekretari i përgjithshëm i FIBA, Patrik Bauman, ka theksuar se nëse klubet nga ish-Jugosllavia, marrin pjesë në ligat që nuk njihen nga FIBA do të dënohen.

Garat në ligën e re rajonale do të jenë të kontrolluara nga FIBA dhe federatat amë. Në këtë ligë të re do të bëjnë gara vetëm ekipet e ish republikave jugosllave, por jo klubet kosovare edhe pse FIBA e ka njohur zyrtarisht tashmë FBK-në.