FHK shtynë afatin kalimtar deri më 6 gusht

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar për vendimin e ri lidhur me merkaton.

Sipas njoftimit të fundit nga FHK, bëhet e ditur se afati kaimtar do të vazhdohet edhe përtej ditës së nesërme, ditë e cila planifikohej të ishte e fundit.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë nga FHK, lidhur me merkaton.

“Afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve dhe hendbollisteve është vazhduar edhe për një javë.

Afati për kalim të lojtarëve tani është i hapur deri më 6 gusht e jo deri më 31 korrik.

Bordi i FHK-së ka  vendosur për shkak të situatës së krijuar me pandemi dhe për faktin që dita e fundit i ka rënë në festë”.