Futbollisti i Vala Superligës nis stërvitjet te Shkëndija (FOTO)

Portieri që edicionin e kaluar luajti te Llapi, Ilir Avdyli, ka filluar stërvitjet te skuadra e re, Shkëndija.

Ish-portieri i Llapit, Ferizajt e disa skuadrave tjera në Superligë, po përgatitet nën fanellën e klubit kuqezi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Një gjë e tillë shihet edhe në foton e mëposhtme nga seanca stërvitore e ekipit nga Tetova.

19113776_1431319883593168_1692085191686155539_n

 

Ndërkohë, Shkëndija mendon seriozisht për të ardhmen dhe në këtë drejtim siguron firmën e tre talentave të ri. Në përgatitje e sipër të skuadrës për përfaqësimim në eliminatoret e Liga Evropës, si dhe për sezonin e rradhës, “kuqezinjtë” firmosin me tre emra premtues, Çilafi, Rexhepi dhe Iljazi.

I pari është sulmues krahu, 19-të vjeçar që sezonin e fundit doli kampion me ekipin U 19 të Shkëndijës, ndërsa falë paraqitjeve të mira i’u dha shansi të debutojë në ekipin e parë në takimin e fundit me Pelisterin.

Ai tani rekomandohet në skuadrën e Qatip Osmanit, firmos kontratë tre vjeçare, ndërsa nëse zhvillohet me rritmin e pritur pritet të rritet në futbollistë shumë cilësorë. E njejta vlen për dy portierët që afrohen në skuadër si premtues për të ardhmen.