FFK:Biletat janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër

Interesimi për t’a përcjellur nga afër ndeshjen e Kosovës kundër Zvicrës është shumë i lartë,biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje online disa ditë më parë,dhe janë shitur mbrenda pak orësh.

Federata e Futbollit e Kosovës me anë të një postimi ka njoftuar edhe një herë opinionin se biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.

Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.

Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat Fedrata është duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje.

FFK ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi sepse çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit.

Kombëtarja e Kosovës U17 rikthen rezultatin dhe fiton kundër Maqedonisë së Veriut U17

Zyrtare: Arijan Ademi kthehet te Dinamo Zagreb