FFK zbulon agjendën e vizitës së UEFA-s e FIFA-s në Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar agjendën e delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s, të cilët që nga sonte dhe për dy ditë do të vizitojnë vendin tonë.

Delegacioni i përbërë nga Senesh Erzik, kryetar i Komisionit të Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gileron, kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës, zyrtarë të FIFA-s, dhe Costakis Koutsokoumnis nga Qiproja dhe francezi Thiery Franve nga UEFA, do të aterrojnë sonte në Prishtinë.

Në bazë të agjendës, krahas takimit me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, ata do të priten edhe nga ministri i Sportit, Kujtim Shala, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, shkruan Olle.

Ata do të vizitojnë edje stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” në Mitrovicë.

 

Agjenda

12 prill

Mbërritja e anëtarëve të delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s. FFK-ja do të organizojë transportin nga aeroporti në hotelin “Sëiss Diamond”

 

13 prill

9.30 – Kryetari Fadil Vokrri e pret në zyrën e tij delegacionin e FIFA-s dhe UEFA-s

10.30 – Takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e sportit, Kujtim Shala

11:30 – Takim me presidentin e shtetit, Hashim Thaçi

13:00 – Dreka

14:30  – Vizitë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

17:00 –  Vizitë në stadiumin e qytetit në Prishtinë

19:30 – Darka

 

14 prill

10.00 – Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu pret dhe e informon delegacionin mbi gjendjen e tanishme

11.30 – Takim i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së me delegacionin e FIFA-s e UEFA-s në hotel

13.00 – Dreka

14.00 – Mbyllja e vizitës së delegacionit të FIFA-s e UEFA-s