FFK: “Tifozët e Drenicës sulmuan Papuqin, Ferizaj kërcënoi gjyqtarët”

Jo gjithçka mirë shkoi në javën 19 të Raiffeisen Superligës. Sipas raporteve të vëzhguesve, në takimin Drenica – Besa, të fituar 3:0 nga vendasit, tifozët e skuadrës nga Skenderaj, kanë sulmuar mbrojtësin e Besës së Pejës, Fisnik Papuqi.

Për këtë arsye, Drenica është gjendur në procedurë disiplinore. “Inicohet procedurë disiplinore ndaj KF Drenica për lëshime në organizimin e ndeshjes  gjatë  dhe pas përfundimit të saj, ku  sulmohet  lojtari  mysafir me nr lic. 13, Fisnik Papuqi, nga ana e shikuesve  vendas në ndeshjen KF Drenica – KF Besa. sipas raportit te zyrtarëve të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Gazetaolle.com.

Ndërkohë, hiq mirë nuk kaloi as takimi Ferizaj – Prishtina (0:1). Këtu, sipas raportit, thuhet se gjyqtarët e ndeshjes janë kërcënuar nga skuadra vendase. “Ndaj KF Ferizaj lëshime në organizimin e ndeshjes (motivi-kërcënim ndaj referëve të ndeshjes, para dhe pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes KF Ferizaj – KF Prishtina, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes”.

Kësisoj, Ferizaj ndodhet në procedurë disiplinore. (Gazeta Olle)