FFK thërret konferencë për media, Bernard Challandes mund të shkarkohet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka thirrur konferencë të jazhtëzakonshme për media, ku sipas burimeve të Telegrafit pritet të shkarkoj përzgjedhësin Bernard Challandes.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme te Përfaqësuesja e Kosovës.

E gjithë kjo pasi FFK ka thirr konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 13:00 e ditës së sotme (e mërkurë).

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas burimeve mirë të informuara të Telegrafit, konferenca ka të bëjë me shkarkimin e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Rezultatet e dobëta në këto kualifikuese të “Katar 2022” dhe në veçanti humbja e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë kanë bërë që drejtuesit e FFK-së të vendosin për shkarkimin e zviceranit.

Drejtuesit e FFK-së dhe Challandes kanë mbajtur mbrëma takim deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa takimi ka vazhduar edhe sot dhe është arritur ujdia për t’i ndarë rrugët.

Danimarka skuadra e dytë që kualifikohet zyrtarisht në Kampionatin Botëror

Majlinda Kelmendi shpallet “Qytetare me merita të veçanta”