FFK teston lojtarët, të përzgjedhurit sigurojnë vend në ekipin kombëtar

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se projekti ‘Elite Youth Development Programe U15’ po vazhdon duke i dhënë mundësi lojtarëve të këtij projekti të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre duke u vëzhguar me vëmendje nga përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova dhe stafi i trajnerëve tjerë të përfshirë si dhe stafi i Kombëtares U15 në krye me përzgjedhësin, Ilir Nallbanin i cili është duke e krijuar ekipin që do të paraqitet në turneun ndërkombëtar në fund të këtij muaji në Shqipëri, e ku marrin pjesë Maqedonia e Veriut dhe Hungaria.

Përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova vlerëson se puna e bërë deri më tash është shumë pozitive dhe se gjithçka po ecën sipas dinamikës dhe planprogramit.

“Është e jashtëzakonshme të shihet dallimi ndërmjet dy apo tri xhirove të para me atë ku jemi sot. Përgjegjësia e lojtarëve, rrjedhshmëria në lojë, kuptimi i lojës dhe shprehja e aftësive të tyre, por edhe përmirësimi i aspektit fizik është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rugova. Atij i ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme fakti që në fundjavën e kaluar një talent i cili është pjesë e këtij programi, Elvir Gashjani ka arritur të bëjë debutimin në fanellën e Llapit dhe atë duke shënuar gol.

“Moment i jashtëzakonshëm të shohësh një lojtar që doli nga ecuria e këtij projekti duke e realizuar debutimin e tij në Superligë me fanellën e Llapit dhe atë me gol.E përgëzoi Tahir Batatinën me stafin e tij që ia kanë dhënë besimin dhe mundësinë këtij djaloshi 17-vjeçar t’i shprehë vlerat e tij në elitë. E ky në fakt është qëllimi ynë, që këtyre djemve t’u krijojmë kushte dhe t’i japim mundësi për ta shprehur talentin e tyre”, ka shtuar Rugova.

Lojtari Ernest Rama nga regjioni i Gjakovës ka vlerësuar faktin se në këtë projekt ka konkurrencë të fortë dhe kjo po i ndihmon ata të zhvillohen edhe më shumë si lojtarë.

“Në këtë projekt ka shumë konkurrencë, ka lojtarë shumë të mirë dhe na ka ndihmuar ta shprehim talentin tonë. Tash po kemi edhe lojë në kampionat. Këtu i kemi zhvilluar 10 ndeshje. Ato po janë shumë konkurruese, ku po ka lojtarë të fortë si në aspektin teknik edhe në atë fizik.

Ndërkaq, Bebart Selmani nga regjioni i Prishtinës theksoi se ky projekt ia ka mundësuar atyre si lojtarë që ta shprehin talentin e tyre.

“Kemi pasur deri tash 10 lojë, të cilat besoj janë të mjaftueshme për ta treguar potencialin tonë. Jam i lumtur me këtë projekt, derisa edhe trajnerët janë përkujdesur për ne për t’u përmirësuar në vazhdimësi. E ardhmja ime? Shpresoj që një moshë të re edhe unë të debutoj në Superligë, e pse jo të arrij edhe më shumë”, ka thënë Selmani.

Projekti do të përmbyllet javën tjetër, kurse më pas do të mbahet një punëtori me të gjithë trajnerët e përfshirë në këto projekt, ku do të jepen vlerësimet për punën e deritashme dhe udhëzimet për punën e mëtejshme, e cila do të vazhdojë me stërvitje nëpër regjione.Projekti do të përmbyllet javën tjetër, kurse më pas do të mbahet një punëtori me të gjithë trajnerët e përfshirë në këto projekt, ku do të jepen vlerësimet për punën e deritashme dhe udhëzimet për punën e mëtejshme, e cila do të vazhdojë me stërvitje nëpër regjione.

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, përballjet interesante të xhiros së dytë

Messi dhuron fanelën për bamirësi, Selena Gomez organizon ankandin