FFK takohet me klubet, ndodhi diçka interesante

Sot presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri mbajti takim me përfaqësuesit e klubeve të Vala Superligës së Kosovës e ku ishin të pranishëm edhe nënpresidenti Agim Ademi dhe  sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, njofton FFK. 

Duke i përshëndetur dhe duke uruar dy skuadrat e rikthyera në elitë Vëllaznimin dhe Flamurtarin si dhe të inkuadruarin për herë të parë në Superligë  Vllazninë e Pozharanit, presidenti Vokrri shpalosi ofertën për të drejtat televizive nga kompania Digitalb Supersport e cila për kampionatin 2017/2018 kap shumën prej 200 mijë eurove.

Me gjithë dëshirën tonë të gjejmë një shtëpi televizive për transmetimin e ndeshjeve në Vala Superligë, vendore dhe jashtë fatkeqësisht vetëm Digitalbi ka shprehur interesimin për një gjë të tillë dhe ka ofruar shumën prej 200 mijë eurove.

Duke marrë për bazë gjendjen e tanishme në klubet e futbollit pas shumë diskutimeve përfaqësuesit e 11 klubeve u pajtuan veç klubit Feronikeli i cili nuk ishte i pranishëm në takim që këto mjete të ndahen në mënyrë të barabartë, por u kërkua edhe një mundësi e rritjes për 40 mijë eurove në mënyrë që klubet t’i marrin nga 20 mijë euro, që ju dha mbështetje presidentit Vokrri të bisedojë me kompaninë Digitalb.

Kompania Digitalb kishte bërë edhe një ofertë që edhe në dy kampionatet tjera (2018/2019 dhe 2019/2020) të ofrojë nga 240 mijë euro për kampionat por që kjo i mbetet presidentit Fadil Vokrri që të negociojë dhe më pastaj të merret vendimi i duhur në të mirë të klubeve.