FFK shtroi darkë për delegacionin e Federatës greke

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe u.d. Sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, ka shtruar sonte darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Greqisë, në prag të ndeshjes së nesërme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, Kosovë – Greqi.

Gjatë kësaj darke, krerët e të dyja federatave në atmosferë tejet miqësore biseduan për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, si dhe për menaxhimin e futbollit gjatë pandemisë.

Të dyja palët u shprehën të gatshme për ta thelluar edhe më tutje bashkëpunimin në projekte të ndryshme e që kanë për qëllim avancimin e futbollit, teksa uruan njëra-tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e nesërme.

Delegacioni grek e falënderoi presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar në sfera të ndryshme që janë në interes të të dyja federatave.

Në fund sipas traditës u shkëmbyen edhe dhuratat ndërmjet delegacioneve të dyja federatave.

Ballkani ka fituar miqësoren me Drenasin

Dardanët sot rikthehen në “Fadil Vokrri”, presin Greqinë pas fitores së madhe ndaj Gjeorgjisë