FFK ngushëllon 2 Korrikun dhe familjen Ballovci për humbjen e Rushitit

Sporti kosovar në zi, pasi ka ndërruar jetë Rushit Ballovci.

Ky i fundit, i njohur ndryshe si Bella, dha kontribut të madh në klubin e 2 Korrikut, përcjellë Gazeta Olle.

Për Ballovcin, ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës me një telegram ngushllimi për familjën e të ndjerit.

Më poshtë telegrami i FFK-së:

E nderuara familje e Rushit Ballovcit!
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të KF “2 Korriku”

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rushit Ballovci – Bella, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Rushiti, të cilin i tërë komuniteti ynë i futbollit e njihte me nofkën Bella, ishte punëtor i madh sportiv. Ai tërë jetë ia kushtoi futbollit dhe klubit 2 Korriku nga kryeqyteti.

Bellën gjithmonë do ta kujtojmë si njeri të afërt me të gjithë dhe si një punëtor të zellshëm të futbollit.

Familja humbi njeriun më të dashur, derisa KF “2 Korriku” dhe komuniteti i futbollit humbi një punëtor të madh, i cili vazhdimisht u angazhua për t’iu mundësuar të rinjve kushte sa më të mira për zhvillimin e talentit në futboll.

Në këto momente të vështira për Ju, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së.