FFK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me komunën e Prizrenit

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE të FFK-së, Mirsad Çollaku dhe ud.sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, është pritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi.

Pas diskutimeve lidhur me përmirësimin e kushteve të infrastrukturës sportive në këtë komunë, ata, vendosën të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit parashihet realizimi i fushës së futbollit në fshatin Gjonaj.

Po ashtu, u diskutua edhe për rinovime dhe investime edhe në stadiumet e tjera në këtë komunë, me qëllim të gjeneratat e reja të futbollit të kenë kushte sa më të mira për punë.

Presidenti Agim Ademi theksoi se do të jetë në shërbim të futbollit dhe FFK do të japë kontributin e saj kudo ku ofrohen mundësitë për t’u ndërtuar një fushë stërvitore.

Ai shprehu kënaqësinë e tij që me komunën e Prizrenit u nënshkrua ky Memorandum Bashkëpunimi dhe që një tjetër trevë e vendin tonë do të bëhet me fushë futbolli.

Kreu i FFK-së theksoi se qëllimi i tij është që në çdo cep të vendit ku ka të rinj dhe talente të ndërtohet së paku një fushë futbolli.

Në anën tjetër, edhe i pari i Prizrenit, Shaqir Totaj theksoi se është i lumtur për bashkëpunimin me FFK-në, teksa shprehu gatishmërinë për të vazhduar edhe me projekte tjera të përbashkëta.

Genc Nuza ndan drejtësinë në miqësoren Shqipëri – Itali

MVP dhe pesëshja e javës në Superligën e Femrave