FFK merr vendimin përfundimtar për ndeshjen Fushë Kosova – Vjosa

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë ka dalur me vendim përfundimtar.

Dueli ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës do të zhvillohet gjithsesi.

Dy klubet ishin ankuar ndaj vendimit të Komisionit të Garave për ta përsëritur këtë ndeshje, pasi që takimi ishte ndërprerë për shkak të dhunës.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 24.04.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, mbtetet në fuqi (të zhvillohet ndeshje e re, në terren neutral pasi qe terreni i KF “Fushë Kosova“ është i suspenduar nga Komisioni Displinor i shkallës së parë të FFK-së). Komisioni i Garave i Ligës së Dytë është kompentet për organizmin, vendin dhe datën e zhvillimit.
Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa bazuar në ankesat e klubeve, materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se ndeshje e xhiros së 24 të Ligës së Dytë Fushë Kosova –Vjosa zhvilluar me datë 17.04.2021 e ndërprerë në minutën e 60 ka rezultuar fajësi të barabartë nga të dy ekipet. Për këtë arsye Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka inicuar procedurë disiplinor dhe ka shqiptuar masa disiplinore ndaj zyrtarëve të dy ekipeve dhe e ka suspenduar terrenin e KF “Fushë Kosova“ . Bazuar në nenin 58 të Rregullores së Garave Komisioni për shqyrtimin e ankesave mori vendimin e lartcekuar.

/Gazeta Olle/