Data 8 mars është e shenjtë, për faktin se është dita e gruas.
Federata e Futbollit të Kosovës ka përgatitur një video të jashtëzakonshme për këtë ditë të veçantë.
Gratë që janë pjesë e futbollit kanë thënë disa fjalë me shumë domethënie
“Unë jam grua dhe kam vendimmarrje në futboll”, tha Vjollca Krasniqi, anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FFK.
“Arti dhe pasioni për futbollin bashkojnë, raca, kombe dhe gjini”, u shpreh Qëndresa Krelani, gazetare e sportit.
“Futbolli, është krijuar nga djemtë dhe është perfeksionuar nga vajzat”, tha administratorja e KF Ballkanit, derisa Elif Sherifi zyrtarja për media e FC Drita u shpreh: “Luaj futboll, si një ekip, njëkomb, çdo moment, çdo minutë”.
Ndërkohë presidenti i FFK-së, Agim Ademi shpërndau dhurata për të gjitha gratë në Federatën e Futbollit të Kosovës. /Gazeta Olle/
View this post on Instagram