FFK me dorë të hekurt ndaj Presidentit të FC Prishtinës, e dënon rëndë

Komentet e ashpra në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës i kushtuan shumë Remzi Ejupit.

Kryetari i Prishtinës për një vit nuk do të ketë mundësi të kryej funksionet zyrtare në klub në raport me FFK-në, shkruan Gazeta Olle.

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, Ejupi vendosi ta kritikojë rëndë FFK-në për disa arsye të ndryshme sipas tij, por që më pas reagimi i zyrtarëve të klubit nuk ishte në të njejtën paralele me të.

Drejtori i klubit, Bajram Sherifi disa ditë më pas kishte sqaruar opinionin duke thënë se FFK ka qenë shumë korrekte ndaj skuadrës.

V E N D I M

REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit .