FFK: Lloçi nuk do të tolerohet

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës e kanë komentuar lloçin në ndeshjen Llapi – Prishtina. Sipas sekretarit të FFK-së, Eroll Salihu, lloçi nuk do të tolerohet.

“Gjyqtari është ai që vendos nëse ka kushte për lojë apo jo. Fusha të tilla u ka ardhur fundi, kur FFK do t’i tolerojë është qershori i këtij viti”, deklaroi Salihu për Klan Kosovën.

I kontaktuar nga televizioni në fjalë, gjyqtari Besfort Kosumi, nuk deshi të flaës për kamera, por ai kishte thënë se para ndeshjes, fusha ka qenë në gjendje më të mirë. (Gazeta Olle).