FFK ka vendosur që në kampionatin e ardhshëm të largohet rregulli që një lojtarë nën moshën 21 vjeç të jetë në fushë.
Ky rregull ishte vendosur vite më par për tu dhënë hapësirë më e madhe lojtarëve të rinj.
Shumë klube kishin kërkuar që ky rregull të largohej, me pretekstin se e dëmton konkurrencën në skuadër, shkruan GazetaOlle.com.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ishte ndër të parët që e kishte kërkuar një gjë të tillë.
Ndërsa edhe Afrim Tovërani nuk e respektonte edhe aq këtë rregull te Feronikeli, duke e zëvendësuar lojtarin e ri që në fillim.
Pikërisht ky rregull kishte bërë që shumë lojtarë të rinj të tregojnë vetën dhe të largohen për një karrierë më të mirë jashtë Kosovës. /olle/