FFK largon nga puna katër trajnerë të Përfaqësueses së Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur sot ka marrë disa vendime me rëndësi.

Kështu trajneri i Kombëtares U19, ramiz Krasniqi nuk do të jetë përzgjedhës pasi nuk i është vazhduar kontrata, kjo për shkak të rezultateve jo të mira. Ngjashëm është vepruar edhe me Arsim Abazin U17, Kushtrim Munishin te Femrat U19 dhe trajnerin e Futsallit, Arben Simitçiu.

Më poshtë njoftimi i plotë i FFK-së:

Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdoi bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall.

KE i falënderon për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe.

 

FFK cakton Kuvend të Jashtëzakonshëm, ka vetëm një pikë të rendit të ditës

Ballkani – Llapi, vendoset data dhe vendi ku do të luhet Superkupa e Kosovës