FFK konfirmon miqësoret e marsit

Federata e Futbollit e Kosovës, ka konfirmuar të premten zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës me skuadrat e Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit.

Të dy ndeshjet do të luhen në mars. “Pas evaluimit të ofertave për ndeshje miqësore me disa Përfaqësuese jo aq të forta dhe me pëlqimin e Përzgjedhësit të Kosovës u konfirmua nga ana e Organizatorit të ndeshjeve si dhe Sponzorit te FFK-së, Zt. Dieter Burdenski zhvillimi i dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës kundër Eintracht Frankfurt me datën 24.03.15 në Frankfurt (ora 19) si dhe me datën 27.03.15 (ora 18) kundër Ëerder-Bremen në Nordhorn”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërkohë, Përfaqësuesja U-19 e Kosovës do të luajë një miqësore me Përfaqësuesen U-19 të Sachsenit të Gjermanisë, në prill ose maj.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të takohet me presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit, Wolfgang Niersbach. Takimi mbahet më 18 mars.

“Në takimin e mbajtur në Leuna të Gjermanisë në perfaqësinë e kompanisë INTERiNG u zhvillua takimi në mes të perfaqësuesve të DFB (Rainer Milkoreit-nënkryetar, Markus Ëeidner, Ëolfgang Grunert, Dieter Burdenski) dhe përfaqësuesit e FFK´s ne Gjermani, Vëllezërit Zija dhe Nexhat Shoshi dhe Fehmi Kongjeli. Në këtë takim kishte edhe përfaqësues të politikës rajonale si dhe përfaqësues të sportit të rajoneve Sachsen, Sachsen-Anhalt dhe Thüringen si dhe mysafirë të tjerë nderi nga Kosova dhe më gjerë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. (Gazeta Olle)