FFK-ja “sakaton” Munishin, e dënon rëndë

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, është dënuar ashpër nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Munishi ka marrë një dënim prej katër muajsh pezullim pas fyerjeve e kërcënimeve që bëri pas ndeshjes ndaj Besës.

Në njoftimin e FFK-së për dënimin e Munishit thuhet: “Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për 4 ( katër ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtarë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”.

Mehedin Përgjegja-Meda, pronar i klubit, u qortua, teksa drejtori, Xhavit Pacolli u dënua me 500 euro.

Me po aq para u dënua edhe Xhavit Pacolli, drejtor sportiv i Hajvalisë.

Ndihmëstrajneri i Trepës, Fidaim Haxhiu, u dënua me 250 Euro gjobë.