FFK-ja e ka një lajm për gjyqtarët

Federata e Futbollit të Kosovës i ka njoftuar gjyqtarët me orarin e normave fizike që do të mbahen në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Në kuadër të përgatitjeve të gjyqtarëve për fillimin e stinorit pranveror më 28.02.2015 (ditë e shtunë) në stadiumin olimpik ” Adem Jashari ” në Mitrovicë do të mbahen normat për gjyqtarët e futbollit duke filluar nga ora 10,00 e paradites Pjesëmarrës në normat fizike duhet të jenë të gjithë gjyqtarët e Ligës së parë ( ata të cilët nuk ishin në Shqipëri ), Ligës së dytë dhe kategorive të reja. Gjyqtarët duhet të jenë të pajisur me veshje sportive si dhe të kenë kryer kontrollimin mjekësor në qendrën e mjekësisë sportive”, thuhet në njoftimin e FFK-së.