FFK: Hajvalia në ‘listën e zezë’, bashkë me një trajner tjetër të Superligës

Komisari i Garave i FFK-së, Ismet Ahmeti, ka pasur goxha punë sot. Sipas njoftimit të FFK-së, ai ka ngritur procedurë disiplinore edhe ndaj ndihmëstrajnerit të Trepçës, Fidaim Haxhiu, i cili sipas njoftimit thuhet se ka fyer dhe ofenduar gjyqtarin kryesor në ndeshjen Trepça – Vëllaznimi, Ilir Shuleta, gjithnjë sipas raportit të vëzhguesit.

Ndërkohë, procedurat tjera kanë të bëjnë me Hajvalinë që ndodhet në listën e zezë, edhe për shkak të moskryerjes së obligimeve financiare ndaj gjyqtarëve, në takim me Besën.

Krahas kësaj, në procedurë janë edhe trajneri Ismet Munishi, kryetari i klubit, Mehedin Përgjegjaj – Meda, Xhavit Pacolli, zyrtar i klubit. I pari dhe i treti u larguan nga bankina si dhe fyen gjyqtarët e ndeshje. Munishi ndodhet në procedurë edhe për shkak të deklaratave të tij ndaj FFK-së, kurse Meda për shkak të ofendimeve bërë gjyqtarëve.

Në procedurë është edhe portieri i Drenicës, Burim Sadiku, për shkak të ndëshkimit me kartonin e kuq.

Ofendime ndaj gjyqtarëve nuk pati vetëm në Superligë. Ndihmës trajneri i KEK-ut, Naim Kodraliu ndodhet në procedurë, për të njëjtën arsye, por në ndeshjen KEK-u – Llapi. Lojtari i vetëm nga Liga e Parë në ‘listën e zezë’ është Shkëlqim Syla i Flamurtarit, për shkak të ofendimeve në gjyqtar. (Gazeta Olle)