FFK është konsultuar me UEFA-në dhe FIFA-në për delegimin e gjyqtarëve përmes shortit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është konsultuar me UEFA-në dhe FIFA-në për delegimin e gjyqtarëve përmes shortit, ka mësuar RTV Dukagjini.

Burime të televizionit kanë bërë të ditur se për një vendim të tillë, FFK fillimisht është konsultar me organet më të larta të futbollit.

Kësisoj, nuk do të rrezikohet fondi për gjyqtarët, të cilat i ndahen nga UEFA dhe FIFA shtëpisë së futbollit kosovar.

Disa ditë para fillimit të edicionit të ri të garave 2023/24, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kishte pritur në takim gjyqtarët.

Në atë takim ishte diskutuar rreth formatit të delegimit të gjyqtarëve, i cili javë për javë do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së.

“Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoi ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera,” kishte njoftuar FFK ndër të tjerash.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar kishte pasur shumë kritika për ndarjen e drejtësisë nga njohësit e futbollit dhe klubet.

Si rezultat i kësaj, duke se edhe FFK ka qenë e detyruar që delegimi i gjyqtarëve të bëhet në mënyrë transparente.

Lincoln – Ballkani, formacionet zyrtare

SC Gjilani dhe Gentian Mezani mund të ribashkohen përsëri