FFK e dërgon në disiplinë Ismet Munishin, shkak një deklaratë e tij në një emision sportiv

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në futbollin kosovar ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të të Superligës dhe të xhiros së 20-të në Ligën e Parë.

Kryetrajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka përfunduar në disiplinë, shkruan Gazeta Olle.

Kjo është arsyeja e inicimit disiplinor: 

ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive.

/Gazeta Olle/