FFK do të mbrojë klubet vetëm kur janë në rregull, në të kundërtën zero tolerancë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje të premten dhe ka diskutuar edhe për ndeshjen Ulpiana 1926 – Vllaznia, për të cilin komisioni i garave i FFK-së ka konstatuar se ishte e kurdisur.

“Komiteti Ekzekutiv sqaron opinionin se komisionet dhe organet përkatëse do të vendosin konform fakteve dhe rregulloreve të FFK-së dhe ligjit të aplikueshëm. KE siguron të gjithë se FFK-ja është e përkushtuar që ta mbrojë integritetin e garave dhe rregullsinë e tyre në të gjitha nivelet garuese. Prandaj, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e xhiros së fundit dhe inicimet nga Komisioni i Garave, KE i FFK-së i jep mbështetje të plotë komisioneve të veta, atij të Garave dhe atij Disiplinor, si dhe institucioneve ligjzbatuese që t’i analizojnë në detaje çdo fakt dhe pretendim dhe të marrin vendime të drejta konform rregulloreve dhe ligjit të aplikueshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv, sipas njoftimit, do të mbrojë edhe klubet, por vetëm kur janë në rregull.

“KE i FFK-së zotohet se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesit të futbollit, për çka edhe është i thirrur. Kur themi interesin e futbollit, gjithsesi edhe interesin e klubeve, por vetëm atëherë kur gjithçka shkon në rregull e konform rregullave të lojës, në të kundërt do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimi apo dukurie negative”.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, diskutohen tema të ndyshme

Prishtina e Re fiton minimalisht për t’u bërë lider