FFK dhe Sigal Uniqa Group Austria vazhdojnë partneritetin

Federata e Futbollit të Kosovës dhe kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit.

Presidenti Agim Ademi dhe kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Saimir Dhamo, sot, e kanë nënshkruar kontratën e re të partneritetit për sponsorizim, pasi të dyja palët janë të kënaqura me bashkëpunimin e deritashëm.

Në kontratën e re janë krijuar kushte më të mira për FFK-në, si në aspektin e sigurimeve, ashtu edhe në atë të sponsorizimit nga kompania në fjalë.

Kryeshefi i kompanisë Sigal Uniqa Group Austria u shpreh i lumtur për arritjet e futbollit kosovar në vitet e fundit dhe e përgëzoi presidentin Ademi për punën e bërë në ngritjen dhe avancimin e futbollit në vendin tonë, me bindje se partneriteti ndërmjet këtyre dy institucioneve do të ndikojë edhe në këtë drejtim.

Fjalët e Milot Rashicës pasi u zgjodh lojtar i muajit te Norwich

UEFA miraton kërkesën e FFK-së, do të fillojë trajni për Licencën UEFA – A për trajnerë