Lajmi për vdekjen e Diego Maradonës sot, në moshën 60-vjecare nga sulmi në zemër, është pritur me trishtim nga mbarë bota e sportit dhe jo vetëm.
Presidenti i Argjentinës shpalli tri ditë zie në vend për magjistarin e futbollit, ndërsa UEFA konfirmoi nga një minutë heshtje para ndeshjeve të sontme në Champions League.
E në mesin e atyre që i kanë dërguar telegram ngushëllimi Federatës Argjentinase të Futbollit është edhe FFK.
Në telegramin e ngushëllimit shkruhet:
”I dashuri president Tapia,
”Me sens të jashtëzakonshëm të humbjes e pranuam lajmin për vdekjen e Diego Maradonës. Kapiten i Argjentinës, kapiten i zemrave të njerëzve. Një futbollist i pavdekshëm dhe një njeri i jashtëzakonshëm.
”Diego ka shkuar por do të mbahet mend përgjithmonë,” shkruhet ndër të tjerash në telegram.