FFK delegon gjyqtarët për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligë.

Nga kjo javë ndeshjet do të luhen me orar të ri me fillim nga ora 13:00.

Gjilani dhe Ferizaj do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan në sfidën hapëse të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë, ku ky duel gjykohet nga Dardan Çaka.

Të shtunën në program janë dy ndeshje të tjera shumë interesante, ku Malisheva pret Prishtinën dhe Feronikeli ’74 takohet me Dritën, ku në Liman Gegaj Drejtësinë do ta ndajë Alban Shala derisa në Drenas, Mentor Ajeti.

Edhe të dielën janë në program dy sfida për tu zhvilluar, ku veçohet derbi i qytetit të Suharekës mes Suharekës dhe Ballkanit me gjyqtar kryesor Lirim Jasharin.

Derisa në ndeshjen e fundit mes Dukagjinit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndajë Mervan Bejtullahu.

Florent Muslija, njeriu asist te Kosova: Do të vijnë edhe golat, ndaj Rumanisë duhet të luftojmë për fitore

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve po merr pjesë në turneun Ballkanik në Tiranë