FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e femrave

Sot ka vazhduar shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klube. Kësaj radhe kanë qenë klubet e Sigal Superligës dhe Ligës së Parë të femrave që janë pajisur me këto polica.

Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE të FFK-së, Vjolla Krasniqi dhe drejtori i kompanisë Sigal Uniqa Group, Saimir Dhamo.

Presidenti Agim Ademi e ka vlerësuar projektin e sigurimit shëndetësor si tejet të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, por edhe si përkujdesje ndaj futbollisteve dhe futbollisteve të klubeve tona.

Kreu i FFK-së është shprehur i bindur se ky projekt do të ndikojë edhe në rritjen e organizimit të klubeve të femrave.

Ndërkaq, drejtori i Sigal u shpreh i lumtur që kompania e tij është pjesë e këtij projekti, teksa ka theksuar se ka qenë privilegj për kompaninë që drejton që të jetë sponsor i Superligës së femrave.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve shprehën mirënjohje për FFK-në për realizimin e këtij projekti madhor dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj klubeve.

Ponte Prizreni ia shkakton humbjen e parë Pejës

Manchester United fiton me përmbysje ndaj Aston Villës