Feyenoordi transferon futbollistin nga Premier League para duelit me Dritën

Feyenoord ka prezantuar transferimin e ri, anësorin Alireza Jahanbakhsh.

27 vjeçari ishte pjesë e Brighton në Premier League, ndërsa tashmë do ta vazhdojë karrierën te gjigantët holandezë, shkruan Gazeta Olle.

Prezantimi i futbollistit iranian u bë gjatë ditës së sotme nga Feyenoord.

Vlera e Alirezas nga “Transfermarkt” cilësohet të jetë pesë milionë euro, ndërsa në të kaluarën vlera e tij kishte shkuar deri në 18 milionë.

Kujtojmë se Feynoordi të enjten do të përballet me Dritën në rrethin e dytë të Conference League.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Olle/

Vëllai i Sadio Mane, Malick flet në lidhje me një transferim të mundshëm tek Drenica

Hendbollistet e reja pësojnë nga Islanda, nesër e zhvillojnë ndeshjen e fundit