Feyenoordi publikon një video fantastike nga udhëtimi në Kosovë, ku në fund u ndalën në barazim nga Drita

Feyenoordi është skuadra më e madhe evropiane që ka zbarkuar në Kosovë për një ndeshje zyrtare me klubet tona.

Gjiganti holandez që në të kaluarën kishte fituar një herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë Ligën e Evropës qëndroi për dy ditë në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

Feyenoordi u përball me gjigantin kosovar Dritën, ku pas 90 minutave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndeshja u mbyll pa fitues 0-0.

Skuadra holandeze tanimë është rikthyer në Roterdam, por që kanë publikuar një video fantastike nga qëndrimi i tyre në Kosovë dhe debutimi në UEFA Conference League.

Që nga arritja e tyre në Prishtinë, vendosja në hotel, stërvitja para ndeshjes dhe momentet më të mira në ndeshje janë publikuar në videon e klubit holandez.

Ndeshja e kthimit mes Feyenoordit dhe Dritës zhvillohet pas një jave në Roterdam. /Gazeta Olle/

 

 

Agon Llugiqi largohet nga Arbëria dhe prezantohet tek Onix

Pas shkëlqimit me Barcelonën, dy skuadra italiane kërkojnë Rey Manajn