Feyenoordi futet në garë për Kastriot Imerin

Kastriot Imeri mund të ndërrojë skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Mesfushori shqiptar ka shpërthyer në edicionin e fundit me fanellën e Servettes në Superligën zvicerane.

Imeri ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura, ndër to edhe Nice në Ligue 1 dhe Genoa në Serie A.

Por së fundmi garës për të i është futur edhe gjiganti holandez Feyenoord Roterdam.

Mediumi 1908.nl, Feyenoord është duke ndjekur intensivisht situatën e Imerit dhe ferizajasi mund të transferohet në Roterdam.

Imeri po shihet si zëvendësuesi adekuat i Guus Til i cili ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha angleze dhe italiane.

Vlera e mesfushorit nga Kosova është gjashtë milionë euro, derisa vlen të theksohet se Servette kishte refuzuar një ofertë të Genoas prej tre milionë eurove këtë afat kalimtar dimëror.

21-vjeçari ka bërë paraqitje fantastike me fanellën e klubit zviceran ku në 18 ndeshje ka shënuar tetë gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Zyrtare: Valon Behrami prezantohet te Brescia

Zyrtare: Riza Durmishi kalon te Sparta Rotterdam