“Bardhekaltërit” e Kosovës do të luajnë kundër gjigantit holandez, Feyenoord, në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Ballafaqimi i parë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës kishte përfunduar pa fitues dhe pa gola.
Për skuadrën e Ardian Nuhiu nuk do të jetë aspak e lehtë pasi që në stadiumin e Feyenoordit priten të jenë rreth 25 mijë tifozë në perkrahje të ekpit të tyre të zemrës.
Duke parë edhe në të kaluarën atmosferën që krijohet në stadiumin e Rotterdamit, Drita do ta ketë edhe presionin e tifozëve vendas.
Ndryshe, përballja e sontme fillon nga ora 20:00.