Fetahaj zbulon arsyen e largimit nga Liria, klubi i ardhshëm…

Liridon Fetahaj prej sot nuk është më pjesë e Lirisë së Prizrenit.

Lojtari më i mirë i kësaj skuadre ka konfirmuar edhe vetë ndarjen me bardhezinjtë.

“Mendoj se kam kontribuar mjaft për Lirinë. Mendova se gjëja më e mirë ishte largimi, për çka i falënderoj shumë kryesinë e klubit me në krye Mirsad Qollakun, për gjithë mbështetjen e tij gjatë këtyre viteve”, ka thën Fetahaj për Gazetën Olle.

Ai pritet të bëhet me klub të ri, por që nuk zbulon të ardhmen.

fetahaj

 

“Momentalisht jam në pushime dhe nuk kam vendosur asgjë”, shtoi ai.

Fetahaj në edicionin e kaluar shënoi 14 gola, kurse vitin e kaluar kërkohej nga Prishtina.

Fetahajj fetahaj